Ordinanca Stomatologjike RroniDent Tetovë

Ordinancë e specializuar për Stomatologji dhe Laborator Teknik në Tetovë. Që nga viti1997 vazhdojmë të jemi të sukseshëm Në RRONIDENT, ne jemi të përkushtuar që pacientëve tanë ti ofrojme kujdes maksimal në ambient relaksues.

Ne ju shërbejmë me standarde të ciliat ne kemi dëshirë të na shërbejnë të tjerët. Ne kemi qëllim të fortë për të qenë të shkëlqyer dhe gjithmonë duke i freskuar aftësit tona me të ariturat më bashkohore në lëmin e stomatologjisë që do të thotë se ju shërbehni me teknikën më bashkohore që ekziston tani. Klinika dentare RRONIDENT është antare e SHOQATES APOLLONIJA me seli ne TETOV permes së cilës të gjitha të rrejat në bote përcillen ne klinikën tone,nepermjet seminareve dhe kongreseve ballkanike dhe boterore. Ne do ju ofrojmë që të keni kontakt me mjekun e njejtë cdo here që do të na vizitoni ne kontuinitet, ashtu që ju të njftoheni më mirë me të dhe të zhvillohet një miqësi e cila ju do ju ndihmojë te ndjeheni më komod për të diskutuar problemet dentare. Sfera e sherbimeve ton ate perditshme eshte sherimi idhembit,gojes dhe nofullave.Kjo pune e lyp edhe ekipi ose stafin e kvalifikum,e motivum dhe te palodhshem te cilave puna ne kete ordinance ju ben kenaqesi te madhe. Deshirat individuale te pacienteve kane per ne nje rendesi shume te posacme dhe realizimi I tyre eshte ideali jone.

Operating as usual

[03/13/20]   Të dashur pacient kërkoj mirëkuptimin tuaj rreth kërkesës tone.

Duke parë situaten që po i ndodhë shumë vendeve në botë, tashmë edhe vëndit tonë.

Ordinanca jonë po merr të gjitha masat e njohura për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve infektive dhe COVID-19 aktual.

Bëj thirrje të gjithë përsonave që vijnë për konsulta, për arsye të ndryshme, për gjëra që nuk janë problematike dhe urgjente të shmangen.

Ordinanca vazhdon të jetë e hapur për sa kohë nuk kemi një urdhër mbyllje, por do i shërbejme vetëm rasteve urgjente me shëndetin e gojës.

Shumë e rëndësishme: Mos merrni me vete persona shoqërues të panevojshëm.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj sepse vetëm në ketë formë mund ta reduktojmë përhapjen mëtej
Mbështetja dhe lutja e drejtuar Zotit, nuk don të thotë assesi neglizhimin e masave të domosdoshme mbrojtëse.

Me rrespekt
RroniDent

WHITE DENTS

La magia de la odontólogia

Photos from Ordinanca Stomatologjike RroniDent Tetovë's post

Photos from Ordinanca Stomatologjike RroniDent Tetovë's post

Photos from Ordinanca Stomatologjike RroniDent Tetovë's post

Photos from Ordinanca Stomatologjike RroniDent Tetovë's post

*Gëzuar 2019 sjellt shëndet fat e lumturi tek të gjithë* Srekna Nova 2019 *Happy New Year*

*Gëzuar 2019 *Srekna Nova 2019* Happy New Year 2019*

Photos from Ordinanca Stomatologjike RroniDent Tetovë's post

#zirkonia #ceramic #emax

Photos from Ordinanca Stomatologjike RroniDent Tetovë's post

Në iftar

*Gezuar per shumm vjet 2018* Srekna Nova 2018* Happy New Year* 🎇🎉🎆

Ordinanca Stomatologjike RroniDent Tetovë's cover photo

Timeline Photos

Gëzuar për shumë vjet Festën e Bajramit nga kolektivi i RroniDent!

[06/07/16]   Çfarë duhet bërë me dhëmbët gjatë Agjërimit?

Larja e dhëmbëve me brushë dhe me ujë të thjeshtë nuk paraqet pengesë gjatë agjërimit - kjo është poashtu edhe praktikë e Pejgamberit tonë (a.s) i cili në atë kohë ka përdorur misvakun. Edhe sot e kësaj ditë mendimi i shkencëtarëve fetar i përbashkët është se mund të lahen dhëmbët me kusht që të mos gëlltitet uji. Larja e dhëmbëve me pastë gjatë ditës nuk preferohet për shkak të shpërndarjes së pastës në tërësinë e gojës. Në këtë rast gëlltitja e saj edhe pse mund të shmanget teknikisht por kimikisht hyn në praninë e organizmit. Për ti shmangur problemet, mes syfyrit dhe iftarit, para se fillon agjërimi, dhëmbët lahen mirë duke i përfshirë të gjitha sipërfaqet. Sipërfaqet e dhëmbëve ku kontaktojnë buzët dhe faqet, sipërfaqet e brendshme ku kontakton gjuha dhe qiellzat e gojës, dhe sipërfaqet mes dhëmbëve . Për këtë qëllim domosdo do të përdorim fijen dentare ose brushat interdentare. Pas pastrimit të dhëmbëve duhet pastruar mirë edhe sipërfaqja e gjuhës. Dhe më në fund behët shpëlarje e gojës me një antiseptike të preferuar nga mjeku juaj e cila 80 % do të shmang erën e pakëndshme gjatë ditës që vijon. Brushën e dhëmbëve nëse e ke shfrytëzuar tre muaj para Ramazanit, duhet të ndryshohet. Cilindo pastë ose antiseptikë ta shfrytëzoni është e rëndësishme teknika e larjes dhe pastrimi i sipërfaqeve mes dhëmbëve, nëse kjo nuk është e mjaftueshme, kariesin dhe sëmundjet e indeve rreth dhëmbit nuk mund të parandalohen. Duhet të ikim edhe nga fërkimet e ashpra të sipërfaqeve të dhëmbit si pasojë e së cilës do të paraqiten deformime dhe abradime tek dhëmbët. Brusha duhet të jetë e thatë dhe pasta të përmbajë fluor. Nga gjithë këto mund të vërejmë se nevoja për përkujdesjen e higjienës orale gjatë agjërimit dyfishohet por nuk zvogëlohet. Prandaj të përgjegjshmit para Zotit (xh.sh) që heqin dorë nga ushqimi dhe pija, veprat e këqija, duhet të bartin në vete po të njëjtën përgjegjësi për shëndetin dentar të tyre të gojës e cila njëkohësisht është urdhër i të Gjithëfuqishmit Allah ( xh.sh). Sepse, shëndeti i gjithë trupit fillon nga goja, respektivisht porta hyrëse e bakterieve të sëmundjeve të ndryshme. Dhe për hapësirën e gojës lirshëm mund të thuhet se është pikënisja e zinxhirit të proceseve fiziologjike në trupin e njeriut. Një trup i shëndoshë mund të funksionoje me një gojë të shëndoshë.

Punojm ura dhe kurora pa metal -Zircon #zirconiumcrown #emaxceramic

shqipmedia.com

Pse duhen dhëmbët e pjekurisë (dhëmbët e syrit) dhe çfarë nuk dini për ta

Pse duhen dhëmbët e pjekurisë (dhëmbët e syrit) dhe çfarë nuk dini për ta

shqipmedia.com Shpesh herë mund të kemi dëgjuar ndonjë mjek të na thotë se dhëmballët e pjekurisë duhet ti heqim, pasi ata janë dhëmb të kotë, të cilët nuk kanë asnjë funksion, përveç se dalin shumë vonë dhe për më tepër, mund të jenë të dëmshëm për organizmin. Mirëpo, në bazë të disa kërkimeve të fundit, duket se…

shqipmedia.com

Dhëmbët e fëmijëve, ushqimet më të dëmshme për shëndetin e tyre

Dhëmbët e fëmijëve, ushqimet më të dëmshme për shëndetin e tyre

shqipmedia.com Shëndeti i dhëmbëve të fëmijëve tanë është i rëndësishëm dhe për t’u kujdesur për ta, është e nevojshme që të filloni të kuroni higjienën dentale që në fillime, qyshkur atyre u dalin dhëmbët e qumështit. Edhe vizita e parë te dentisti, stomatologu, duhet të programohet mjaftueshëm herët, rreth moshë…

Photos from Ordinanca Stomatologjike RroniDent Tetovë's post

Photos from Ordinanca Stomatologjike RroniDent Tetovë's post

Per shumm vjet nga stafi i RroniDent

[07/05/15]   Të shkosh rregullisht tek dentisti nuk bën mirë vetëm për shëndetin e dhëmbëve, por edhe për atë të zemrës.

Sipas një studimi, personat që shkojnë një herë në vit për të kontrolluar dhëmbët e tyre ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës. Gjithashtu kanë 13% më pak mundësi për të pësuar një infarkt.

“Kemi studiuar 100 mijë persona dhe vumë re që ata të cilët shkonin rregullisht tek dentisti ishin më pak të prekur nga sëmundjet e zemrës”, theksoi Emily Chen, udhëheqëja e këtij kërkimi shkencor e Universitetit të Taipeit (Tajvan).

“Të shkosh tek dentisti regullisht është e rëndësishme, por për të mbrojtur zemrën duhet të kemi kujdes edhe me duhanin, ushqimin e të bëjmë aktivitete fizike”, shtoi Chen.

Si duhet të kujdesemi për dhëmbët e të vegjëlve

Kur duhet të fillojmë të kuijdesemi për dhëmbët?
Duke pasur parasysh se nga goja vijnë të gjitha sëmundjet, kujdesi i gojës ka rëndësi të veçantë. Fillon që me higjienën e gojës e deri të kontrollet një herë në gjashtë muaj te dentisti.

Cilët janë shkaqet kryesore që dhëmbët tanë dëmtohen?
E para është gjenetika (trashëgimia), ushqyerja me gji dhe ushqimet që përdorën gjatë rritjes. Gjithashtu vendi ku jetojmë, uji që pijmë, sasia e hekurit në të dhe përdorimi si tabletë.

Në cilën moshë duhet të fillojmë të kujdesemi për dhëmbët?
Që në moshën dy vjeç, fëmijes i jepet furça si lodër dhe i ofrohet për të larë dhëmbet. Këtu ndikon roli amësor.

Cilët faktorë ndikojnë që të shfaqen gurzat e dhëmbëve?
Faktorë që ndikojnë në formimin e gurzave i ndajmë në: Faktorë të përgjithshëm ku hyjnë trashëgimia, vendbanimi, uji, ushqyerja, etj si dhe faktorë lokalë, ku hyjnë higjiena e gojës, lloji i pështymës, mënyra e përtypjes, duhanpirja, etj.

Çfarë dëmesh sjell mos heqja e gurzave të dhëmbëve?
Mos heqja e gurzave ndikon jo vetëm në aromën e gojës, por ajo që është me e rëndësishme shkakton një sëmundje që quhet paradontozë që presupozon lëvizjen e dhëmbit dhe shkëputjen nga kocka dhe kjo bën që më vonë ai të bjerë.

Duhani sa ndikon në dëmtimin e dhëmbëve?
Pirja e duhanit shkakton veshjen e dhëmbëve me cipë, humbet bardhësia dhe nxitet formimi e gurzave.

Po camçakëzët a na i mbajnë vërtet të pastër dhëmbët?
Për mendimin tim ai ka këto funksione: duke mos patur sheqer shija na kënaq dhe nuk na dëmton, duke u përtypur nxit prodhimin e gjendrave të pështymes dhe bën një vetëpastrim të dhëmbëve, është në një farë mënyre fiskulturë për artikulacionin temporomandipular(ATM) duke parandaluar sëmundjet e lidhura me të.

Po problemet me mishrat e dhëmbëve nga se shkaktohen?
Faktorë që ndikojnë në probleme me mishrat e dhëmbëve janë: faktorë të përgjithshëm, gjendja fiziologjike, patologjitë e organizmit, gjenetika, etj. Faktorë lokale: higjiena e gojës, gurzat, mbushjet jo e sakta, kariesi, ura jo të sakta.

Si trajtohen ata?
Mishrat e dhëmbëve mjekohen me: pastrimin dhe higjienën e tyre plus mjekimin medikamentoz, shto këtu edhe klorhexidine 0.2% edhe pasta me këtë përmbajtje.

Ushqimi a ndikon dhe si ndikon në dëmtimin e dhëmbëve?
Ushqyerja ndikon shumë. Ushqimet që ndikojnë negativisht janë përdorimi i tepër i brumërave dhe sheqernave. Ndërsa pozitivisht në shëndetin e dhembëve ndikojnë frutat dhe zarzavatet.

Shpesh shohim që gratë shtatzënë kanë probleme me dhëmbët. Si ndikon shtatzënia në dëmtimin e dhëmbëve?
Gjatë shtatzënisë kemi prishje masive të dhëmbëve pasi hekuri dhe gjithë elementet e tjerë të dhëmbeve shkojnë tek fëmija dhe dhëmbët bëhen të thyeshëm. Gjatë shtazanisë kjo mungesë plotësohet duke përdorur ZYMAFLOR 1 mmg.

Duhet që të hiqen dhëmbët gjatë shtatzënisë apo jo ?
E mira është që të evitohen, por pas tremujorit të parë, nëse është e domosdoshme mund të bëhen heqje.

A mund të përdoren antibiotik gjatë shtatzënisë për dhëmbët?
Antibiotiku mund të përdoret vetëm pas tremujorit të parë.

Cilat janë infeksionet më të shpeshta që shfaqet te dhëmbët?
Infeksionet më të shpeshta janë: Infeksionet e nervit që quhen pulpit dhe të hapësirës ku ndodhet dhëmbi që quhen periodontite, granuloma e kiste.

Ordinanca Stomatologjike RroniDent Tetovë's cover photo

Ordinanca Stomatologjike RroniDent Tetovë

Want your business to be the top-listed Dentist in Tetovë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Ilidenska Bb
Tetovë
1200
Other Dentists in Tetovë (show all)
Dental Lux Dental Lux
Jane Sandanski 2
Tetovë, 1200

Denticia Denticia
Ilindenska B.b
Tetovë, 1200

Since April 2000

Prodent Prodent
Boulevard Video Smilevski Bato 2-1
Tetovë, 1200

Dental Implants, Teeth whitening, Intraoral X-Ray, Zirconia and Emax Crown Implante dentare, Zbardhje Dhëmbësh, Rengen, Kurora Zirkon dhe Emax

About   Contact   Privacy   FAQ   Login C